Aktuale

Mbi 107 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

107 milionë e 490 mijë e 619 persona janë raportuar si të infektuar me koronavirus në botë, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 353 mijë e 256 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 79 milionë e 420 mijë e 797 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 27 milionë e 799 mijë e 946 raste, pastaj India me 10 milionë e 858 mijë e 300 raste dhe Brazili me 9 milionë e 602 mijë e 34 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 62 mijë e 782 raste nga 254 mijë e 568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 528 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814.