Aktuale

Mbi 12 milionë të infektuar dhe mbi 7 milionë të shëruar nga koronavirus në botë

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.

Sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 12,639,583 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 563,137 viktima si dhe janë shëruar 7,377,130 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 3,291,786 teksa kanë vdekur 136,671 persona si dhe janë shëruar 1,460,495 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 1,804,338 të infektuar, 70,524 të vdekur dhe janë shëruar 1,213,512 persona.

Në vendin e tretë është India me 822,674 të prekur, kanë vdekur 22,152 njerëz si dhe janë shëruar 516,308 pacientë.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.