Aktuale

Mbi 18 mijë të infektuar dhe mbi dy mijë raste aktive me koronavirus

Ka shkuar në 18 mijë e 148 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka arritur në 18 mijë e 148 numri i përgjithshëm i të infektuarve, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 666 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, janë 15 mijë e 150 pacientë të cilët kanë arritur që të shërohen nga koronavirusi.

Sipas IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 332 raste aktive me koronavirus, përderisa Prishtina vazhdon të mbetet komuna më e prekur nga ky virus.

the authorGazetaKNN