Aktuale

Mbi 2 mijë e 600 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 641 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u njoftuar për 920 raste të reja me COVID-19 dhe 28 raste të vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 24 mijë e 484 raste aktive me koronavirus. /ATVLIVE