Rajon & Botë

Mbi 230 të vrarë nga sulmet terroriste në France që nga janari 2015

Sulmi terrorist në Nice e ka tronditur botën, por shifrat tregojnë diçka shumë më të tmerrshme – shumë më shumë njerëz janë vrarë nga terroristët në Francë nën udhëheqjen e presidentit aktual, Francois Hollande, në dy vitet e fundit se në 100 vitet e kaluara.

Në mes të viteve 1914 dhe 2014, rreth 150 njerëz janë vrarë nga sulmet me bomba, vrasjet në shënjestër, dhe nga rrëmbimi i aeroplanit, ndërsa më vdekjeprurësi ka ndodhur në vitin 1961 kur, 28 njerëz u vranë në sulmin me bombë në trenin Strasburg-Paris, i kryer nga një organizatë parlamentare e ekstremit të djathtë, e cila ishte kundërshtare e pavarësisë së Algjerisë , e quajtur Organisation de l’armee secrete (OAS).

Tragjedia e sulmit me kamion në Nice është sulmi i tretë terrorist në France në më pak se dy vite. I pari ishte kundër magazinës satirike, Charlie Bedbo në janar të vitit 2015, i cili u përcjell nga masakra në qendër të Parisit në nëntor të vitit të njëjtë. Bashkërisht, tri sulmet terroriste ua kanë marrë jetën më shumë se 230 personave.