Aktuale

Mbi 560 gjoba për 24 orë për mosrespektim të masave

Gjatë së mërkurës Policia e Kosovës ka shqiptuar 562 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndërkaq 45 aksidente kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, 19 me të lënduar dhe 26 me dëme materiale. Policia ka shqiptuar 1160 tiketa në trafik.

Njoftohet se 27 persona janë arrestuar, 16 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajte të dënimit.