Aktuale

Mbi 7 mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë dhe procesin e vaksinimit.

Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 7 mijë e 154 persona, ndërsa janë shënuar 31 raste të reja me koronavirus dhe asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa numri total i dozave të administruara deri më tani është 1.483.260.

Në Kosovë janë 924 raste aktive me COVID-19. /ATVLIVE/