Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 2 mijë e 417 raste.
Derisa vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 424 raste të reja me COVID-19, nga 6 mijë e 360 testime.
MSh-ja njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 284, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 992 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 189 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
Deri më sot 792 mijë e 605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në njoftim po ashtu thuhet se tashmë me dozën përforcuese janë vaksinuar 22 mijë e 871 persona, ndërsa me dozën e tretë 2 mijë e 127./ATVLIVE/