Aktuale

Mbi një mijë persona vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3.475 qytetarë.

Prej tyre 917 persona kanë marr dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 799.762 persona.

Ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 763.031 qytetarë.

Tutje nga kjo ministri bëjnë të ditur se me dozën e tretë të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 1.197 qytetarë./ATVLIVE/