Rajon & Botë

Mbikëqyrësit evropianë: Deri në 2.5 milionë vota u manipuluan në referendumin e Turqisë

Deri në 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluar në referendumin e së dielës në Turqi, i cili përfundoi me një rezultat shumë të ngushtë në favor të ndryshimeve kushtetuese që tanimë i japin presidentit Recep Tayyip Erdoganit pushtet më të gjerë, ka thënë sot anëtari austriak i misionit mbikëqyrës të Këshillit të Evropës, Alev Korun, për ORF Radio, përcjell Express.

Mision i mbikëqyrësve nga 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës, organi kryesor i kontinentit evropian për të Drejta të Njeriut, tashme kishte thënë se referendumi ishte një garë e pabarabartë, transmeton Express.

Mbulimi medial u dominua nga përkrahja e PO’s për referendum, ndërsa arrestimi i gazetarëve dhe mbyllja e mediumeve i kanë bërë mendimet ndryshe që të heshtin, kanë thënë mbikëqyrësit.

“Kjo ka të bëjë me faktin se ligji lejon vetëm fletëvotimet zyrtare. E autoriteti më i lartë elektoral vendosi që megjithatë, edhe pse kundër ligjit, të lejojë pranimin e fletëvotimeve pa vulë zyrtare,” ka thënë Korun.

Ai shtoi: “Ekziston dyshimi se deri në 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluar.”/Express/

the authorE B