Aktuale

Mblidhet ad-hok trupi për media i Maqedonisë

Komisioni ad-hok për mbikëqyrjen e mediave në Maqedoni duhet që të mblidhet përsëri sot në tentim për miratuar Rregulloren e punës.

Edhe pse periudha për mbikëqyrjen e mediave tashmë ka filluar, mungon rregullorja, që nënkupton bllokim të punës së komisionit. Rregullorja është me rëndësi për mënyrën e votimit për një çështje të caktuar.

Dilema është nëse do të vendoset për shumicë të thjeshtë, apo më së paku tri vota ”për”, në rast kur nuk janë të pranishëm të gjithë anëtarët e komisionit.