Aktuale

Mblidhet kryesia e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e kryesisë së saj, në të cilën pritet të votohet për emrat e ministrave në Qeverinë Hoti, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, do të bëjë publik emrat e ministrave të qeverisë së tij.

Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie.

the authorGazetaKNN