Aktuale

Mblidhet Qeveria me këtë rend dite

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, derisa në rend dite ka shqyrtimin e 16 pikave.

Kjo është mbledhja e 92 me radhë e Qeverisë, që ka filluar nga ora 10:00.

Në rend dite janë: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e drejtorëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Prizren, shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini etj.

Gjithashtu pritet të bëhet informimi i kabinetit qeveritar lidhur me Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2022.