Rajon & Botë

Mbyllet edhe një shkollë fillore në Britani pasi një mësues del pozitiv për koronavirus

Një shkollë fillore në Britani është detyruar të mbyllet disa ditë pas rihapjes për shkak se u konfirmua që një mësues është i infektuar me koronavirus.

Shkolla “Thorpe” në Bradford besohet se është shkolla e dytë që mbyllet për shkak të pandemisë në kohën kur të gjithë nxënësit po përgatiten të kthehen në banka javën e ardhshme, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shkolla i informoi prindërit se duhet të mbyllet të shtunën, duke e shtyrë rihapjen deri më 8 qershor. “Ne jemi informuar sot se një anëtar i stafit ka dalë pozitiv për Covid-19”, shkruhet në letrën e shkollës dërguar prindërve.

“Do të rihapemi më 8 qershor, ju faleminderit për përkrahjen dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet më tej në këtë letër.

Shkolla “Arboretum” në Derby gjithashtu u mbyll pasi shtatë pjesëtarë të stafit dolën pozitivë për koronavirus.

Ndryshe, Britania e Madhe është në mesin e vendeve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Sidoqoftë, qeveria britanike ka vendosur për t’i rihapur shkollat këtë muaj, pavarësisht kundërshtimit të sindikatave.

the authorGazetaKNN