Aktuale

Mbyllet përkohësisht tregu i kafshëve në Polac të Skenderajt

Komuna e Skenderajt, Drejtoria e Shërbimeve Publike duke u bazuar në vendimin e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të Republikës së Kosovës dhe situatës së krijuar pas përhapjes në Kosovë të sëmundjes gungore të kafashëve, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të tregut të kafshëve në Polac që nga data 5 shtator 2016.

  • Komuna e Skenderajt e informon publikun e gjerë dhe në veçanti tregtarët e kafshëve dhe fermerët, se tregu i kafshëve do të mbyllet përkohësisht që nga dita e hënë më 5 shtator 2016, për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve.

    Tregu i kafshëve në Polac do të jetë i mbyllur deri në informimin tjetër për hapjen e tij.

    Luten të gjithë personat që merren me tregtimin e kafshëve ta respektojnë këtë vendim.