ShowBiz

“Mbylli sytë”, Blero dhe Albulena Ukaj së shpejti me baladë dashurie (Video)

Një tjetër bashkëpunim interesant do të vijë brenda pak javësh në estradë.

Bëhet fjalë për këngëtarët Blero dhe Albulena Ukaj, të cilët kanë përfunduar punën për këngën e tyre më të re, të titulluar “Mbylli sytë”.

Dyshja për Telegrafin kanë zbuluar se kënga e re do të jetë baladë ritmike, e cila trajton temën e dashurisë.

Kënga është punuar nga Prygo, në studion e këngëtarit Blero, i cili njëherit ka shkruar edhe vargjet e tekstit.

Telegrafi ka siguruar disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, në të cilin dyshja do të shfaqen mjaft me stil.

Projekti “Mbylli sytë”, do të jetë i gatshëm për publikut brenda pak javëve. /Telegrafi/

the authorE B