ShowBiz

Mc Kresha bëhet romantik, kështu e befasoi gruan

Mc Kresha i bëri befasi të këndshme gruas.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Mc Kresha i dha fund beqarisë, duke u martuar me Erzina Shehun, shkruan lajmi.net.

Dyshja e kishin mbajtur të fshehur lidhjen nga publiku, ndërsa u konfirmua në momentin kur qarkulluan fotografitë e dasmës.

Përmes një fotografie, bashkëshortja e Kreshës tregoi befasinë që ia bëri reperi, e që ishte një arush i madh dhe trëndafila të bardhë.

“Nga dashuria ime”, ka shkruar Erzina, e cila është në pritje të ëmbël dhe ka zbuluar gjininë e foshnjës, që është vajzë.

Për ndryshe, Mc Kresha është aktiv me projekte të reja, ndërsa planet rreth koncerteve njëherë janë pezulluar. /Lajmi.net/