Aktuale

MD-ja kërkon hetim për sulmin ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas rrahjes së Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj”, thuhet në reagimin e Ministrisë.“Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë”, thuhet më tej aty.

Ministria e Drejtësisë thotë se do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj Zogajt.