ShowBiz

Me këtë datë Capital T publikon këngën e re

Capital T ka një tjetër dhuratë për fansat.

Capital T ka qenë nga emrat më aktiv të estradës sa i përket projekteve muzikore, reperi ka gati këngën e re ‘Flawless’, shkruan lajmi.net.

Ai para disa minutave lansoi një postim në rrjetin social Instagram, ku bëri të ditur se nesër gjatë mesnatës do publikohet kënga e re ‘Flawless’.

Kujtojmë se pos kësaj kënge Trimi (emri i artistit), kishte publikuar edhe ‘Flex’ një projekt ky që u prit mjaft mirë nga audienca.

the authorGazetaKNN