ShowBiz

“Më mungojnë vërtetë ato kohë”, Ronela tregon se për çka është përmalluar

Ronela është përmalluar për kohën para pandemisë.

Ronela Hajati tash e një kohë nuk ka qenë e angazhuar në publikimin e këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk e ka parë të duhur këtë periudhë për të sjellë diçka të re, ani pse ka punuar në atë drejtim.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, të cilat i ka shkëputur nga xhirimet e klipit me titull “Dilema” dhe thotë se është përmalluar për atë kohë.

“Kthim në kohë kur xhiruam videoklipin e “DILEMA”…Më mungojnë vërtetë ato kohë kur xhiroja klipe dhe qëndroja deri vonë në studio”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se “Gënjeshtar je X Pare”, janë dy projektet e fundit të Ronelës, të cilat i kishte publikuar në një video gjatë muajit shkurt.

the authorGazetaKNN