Aktuale

Më pak se 130 mijë persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka filluar t’i publikoj të dhënat e përgjithshme të personave që janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Nga kjo ministri në shifrën e përgjithshme të të vaksinuarve deri tani kanë përfshirë edhe personat që janë vaksinuar me dozën e dytë.

Express dje ka raportuar se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është shumë i vogël se që paraqitet në statistikat e përgjithshme të kësaj ministrie.

Ndërsa, MSH sot ka publikuar statistikat e përgjithshme të personave që janë vaksinuar në Kosovë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se 128 mijë e 69 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë.

Sipas MSH’së, 88 mijë e 961 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës. Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga kjo ministri.

Kujtojmë që ndonëse tashmë që një muaj ka filluar realizimi i planit për vaksinim në masë, numër i vogël i qytetarëve kanë arritur të vaksinohen kundër COVID-19.

Deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për procesin e ngadalë të vaksinimit.