ShowBiz

Mediat në Shqipëri: Terroristi i arrestuar në Barcelonë, fans i Noizyt (Foto)

Policia spanjolle ka identikuar dhe ndaluar të riun që mori me qera një furgon për të kryera aktin terrorist në Barcelonë ku u vranë 13 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Driss Oukabir me origjinë marokene lindur në Marsejë, por që jetonte në Spanjë.

Për momentin nuk është e qartë nëse ishte ai në drejtim të furgonit. Policia ka ndaluar edhe një tjetër person emri të cilit nuk bëhet i ditur.

Në faqen e tij në Facebook, Driss Oukabir postonte mbi të gjitha video muzkore të grupeve arabe dhe dhe Rap.

Një nga të fundit është “Ak47” e reperit shqiptar Noizy-t.

Në qershor kishte postuar edhe një video të pushtimit të territoreve palestineze. Në përgjithësi nuk ka postime që ta lidhin me grupe terroriste megjithëse sullmi është marrë përsipër nga ISIS. Për momentin faqja e tij në Facebook është bllokuar. /Lapsi.Al/

the authorE B