Aktuale

Mediat serbe i pengon “Shkëlqesia” e Hashim Thaçit

Gazetarëve serb që veprojnë në Kosovë, iu është dërguar një ftesë nga Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës, ku Presidentit Hashim Thaçi i referohen me terme mbretërore.

Kështu shkruan gazeta serbe Vesti, e cila thotë se lëre që Kosova shpalli njëanshëm pavarësinë duke e quajtur veten republikë, por tani ka edhe të tjera qëllime.

“Tetë vjet më parë Kosova u vetëquajt vend i pavarur, duke e cilësuar veten edhe si republikë. Ndoshta tani kemi të bëjmë edhe me ambicie të tjera po ashtu. Tani për tani, Kosova nuk është monarki, por ky detaj nuk e pengon Hashim Thaçin që të quhet “shkëlqesia e tij”, shkruan kjo e përditshme, transmeton Klan Kosova.