Rajon & Botë

Meksikë, vriten 11 anëtarë të së njëjtës familje

Sulmues të panjohur kanë vrarë 11 anëtarë të një familje në mesin e të cilëve edhe pesë të mitur në qytetin Ciudad de Victoria në veri të Meksikës.

Sulmi ka ndodhur natën mes të premtes dhe të shtunës ndërsa besohet se sulmuesit kanë hyrë në shtëpi dhe kanë hapur zjarr në familjarët derisa ata flinin.

Edhe tre persona në një shtëpi tjetër janë vrarë në mesin e të cilëve edhe një djalë i vogël.

Zyrtarët lokalë i kanë thënë AFP-së se sulmi besohet që ka lidhje me konfliktin e dy bandave në këtë rajon.

Pesë vajza të vogla janë vrarë në sulmin e parë derisa djali është vrarë në sulmin e dytë.