ShowBiz

Mel B kalon ditë me plot dashuri dhe parajsë (Foto)

Mel B ka ikur së bashku me vajzat e saja në jahtin që rrezon nga dielli, pas disa muaj të dramës së divorcit me Stephen Belafonte.

Ajo është në mes të betejës për divorc me Belafonte dhe Mel B ka shpërthyer në momente romantike gjatë pushimit të saj me tri vajzat dhe nënën e saj.

Ish-anëtarja e Spice Girl, i ka dhënë lamtumirën të gjitha problemeve të saja, duke hedhur në Instagram foto dhe video ku duket në bikini derisa kalon momente të hareshme me vajzat e saja Pheonix, 18, Angel, 10 dhe Madison, 6.

Nëna dhe vajzat duken shumë bukur derisa përdredhin trupin me bikini.

“Unë nuk kam pasur pushime me familjen që dhjetë vjet dhe kjo ëndërr më është plotësuar. Tri ditë të parajsës me dashuri të plotë dhe aventura”, ka thënë ajo.

Pushimet vijnë pas disa muajsh qëkur anëtarja e jurisë së America’s Got Talent, akuzoi bashkëshortin e saj Stephen për abuzim emocional dhe fizik, në mesin e betejës së tyre për divorc, transmeton KosovaPress.

Ajo ka akuzuar Stephen për aferë me dadon e fëmijëve të saj, Lorraine Gilles, por akuzat janë mohuar nga bashkëshorti i saj.

Mel B në prill bëri kërkesë për divorc, pas dhjetë vjet qëndrimi në martesë.