Shëndetësi

Mëlçia e sëmurë vret ngadalë! Mbrojeni duke i konsumuar rregullisht këto tri pije më të shëndetshme

Mëlçia e yndyrshme apo cirroza na bën të ndihemi të lodhur, të rënduar dhe në disa raste lëkura dhe sytë marrin ngjyrë të verdhë

Mëlçia e sëmurë mund t’ju vrasë ngadalë e më ngadalë. Çfarë mund të bëni që ta mbani funksionin e mëlçisë suaj?

Po ju zbulojnë disa pije të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.

Lëngu i karotës

Bëni lëng me karota, spinaq dhe me pak ujë. Karotat janë të pasura me vitaminën A, e cila është treguar e shkëlqyeshme në preventivën e sëmundjes së mëlçisë.

Gjithashtu janë plot flavonoide dhe betakaroten, të cilat janë antioksidante. Janë të mira për çdo pjesë të trupit tuaj, andaj kënaquni me lëngun e tyre çdo ditë.

Lëngu nga perimet e gjelbra

Si edhe karota, edhe perimet me gjethe të gjelbra vërtet janë të shëndetshme. Këto janë kale, spinaqi, rrepa dhe sallata e gjelbër. Kur nga to bëni lëng, trupi juaj më lehtë arrin deri te përbërësit e ushqyeshëm nga këta artikuj se sa vetë të detyrohet t’i tretë.

Bëni lëng nga perimet me fletë dhe qitni në to karotë që t’i forconi dhe shumë pak ëmbëlsoni. Perimet me gjethe stimulojnë tëmblin dhe i ndihmojnë mëlçisësuaj të pastrohet butësisht.

Çaji i gjelbër

Nëse kërkoni ndonjë super pije, nuk keni nevojë të kërkoni larg. Çaji i gjelbër është plot antioksidantë të cilët eliminojnë radikalet e lira dhe lufton kundër kancerit.

Çaji i gjelbër gjithashtu i ndihmon trupit tuaj që t’i djegë yndyrat dhe liron mëlçinë tuaj nga ngarkesat e tjera.

the authorGazetaKNN