Sport

Memushaj, mes 10 futbollistëve më të mirë në Serinë A

Lesian Memushaj është mes 10 lojtarëve në Serie A sa i përket rrëmbimit të topit nga kundërshtarët.

Nuk është aspak çudi që skuadra e Bolognas po kërkon me ngulm ta transferojë Ledian Memushajn nga Pescara. Statistikat e këtij sezoni, tregojnë se mesfushori shqiptar është mes 10 lojtarëve më të mirë të elitës së futbollit italian sa i përket rikuperimit të topit.

Mesfushori shqiptar shquhet si një ndër lojtarët më luftarake dhe falë aftësisë që ka për t’u rrëmbyer topin kundërshtarëve, shihet si një element i rëndësishëm, pasi falë saj i mundëson skuadrës që të nisë kundërsulme të shpejta.

Për këtë aftësi, trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni, i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të investojnë gjatë afatit kalimtar tëverës për të mbajtur Memushajn në Serinë A, edhe pse ai është kapiteni i Pescaras dhe do të ishte parimisht dakord që të vazhdonte të luante te kjo skuadër edhe në Serinë B.

Renditja e 10 lojtarëve më të mirë në rikuperimin e topit në Serinë A

1) Lucas Torreira (Sampdoria) 124

2) Miranda (Inter) 121

3) Lucas Biglia (Lacio) 120

4) Felipe Anderson (Lacio) 117

5) Armando Izzo (Genoa) 115

6) Ivan Radovanoviç (Chiveo) 112

7) Panagiotis Tachtsidis (Cagliari) 111

8) Emil Hallfredson (Udinese) 109

9) Asan Diuse (Empoli) 107

10) Ledian Memushaj (Pescara) 107

the authorE B