Sport

Mendy i mungon Cityt në ndeshjen e parë të Premier Ligës

Transferimi më i ri i Manchester Cityt ka pësuar një lëndim.

Benjamin Mendy do të mungojë në javën e parë të Premier Ligës, për shkak të një lëndimi në pjesën e kofshës e djathtë.

Lajmin e konfirmon dhe trajneri i Citizens, Pep Guardiola, i cili deklaroi se për të paktën tre javë mbrojtësi do të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësorë, transmeton KosovaPress.

“Mendy ka lënduar kofshën dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit”, ka thënë Pep.

“Shpresojmë që pas tre javësh mungesë ai të jetë i gatshëm që të luajë me ekipin”, ka shtuar ai.

Manchester City do të luajë me skuadrën e rikthyer në ligë Brighton në ndeshjen hapëse të sezonit të ri.