AktualeKuriozitete

Merimangat ëndërrojnë si njerëzit

A brown wolf spider.

Ne të gjithë ëndërrojmë kur flemë, por së fundmi një studim ka treguar që ky fenomen mund të ndodh edhe tek merimangat.

Studiuesit nga Gjermania tani kanë arritur në përfundimin se merimangat mund të jenë më shumë si ne sesa mendojmë.

Një studim i ri nga një ekip në Universitetin e Konstanz në Gjermani ka zbuluar se arachnids – veçanërisht merimangat që kërcejnë, mund të kalojnë një gjendje që ngjan me ëndrrat, të kompletuara me lëvizje të shpejtë të syve. I njohur si gjumi REM, kjo është faza më e thellë e gjumit që na ndihmon të ndihemi të pushuar dhe të qëndrojmë të shëndetshëm.

Shkencëtarët nuk mund të skanojnë trurin e një merimange dhe padyshim që nuk mund t’i pyesin për ëndrrat e tyre. Pra, gjëja tjetër më e mirë është t’i vëzhgojnë ato gjatë natës.

“Ne në fakt shohim lëvizje të dridhura dhe të pakontrolluara të këmbëve, të shoqëruara me lëvizjet aktuale të retinës”, tha ekologia Daniela Roessler.

Roessler ngriti një laborator për të monitoruar merimangat gjatë natës.

“Unë personalisht mendoj se ato janë duke përjetuar ëndrra vizuale,” tha Roessler, “por do të jetë shumë e vështirë për ta vërtetuar këtë shkencërisht.”