Rajon & Botë

Merkel dëshiron marrëdhënie të mira me SHBA-të

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të enjten se është në interesin e Gjermanisë që të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-të, pavarësisht mospajtimeve me presidentin amerikan Donald Trump rreth çështjeve të rëndësishme.

Merkel tha në një intervistë për Funke media grup të Gjermanisë, se bisedimet të cilat i ka bërë me Trump gjatë vizitës në Uashington dhe më pas në bisedat e tyre me telefon, ishin të mira.

Ajo ka shtuar se bisedimet nuk përjashtojnë se ka mos pajtime për çështje të caktuara, përfshirë edhe ato të rëndësishme. Merkel ka pranuar se aksionet ushtarake kundër ekstremistëve të Shtetit Islam ishin të domosdoshme, por vetëm zgjidhja politike mund të sjellë paqe afatgjate në Siri dhe Irak, transmeton KosovaPress.