Rajon & Botë

Merkel, Putin dhe Hollande diskutojnë rreth krizës në Ukrainë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Francois Hollande, kanë diskutuar sot përmes telefonit për atë se çfarë është e nevojshme të bëhet për të siguruar mbajtjen shumë shpejt të një samiti për krizën në Ukrainë.

 

Në një komunikatë për media, Presidenca franceze thotë se Hollande, Merkel e Putin janë pajtuar për nevojën që një takim i tillë duhet të jetë konstruktiv dhe i dobishëm me perspektiven për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë, transmeton Express.

Ata kanë thënë se një takim mes tyre dhe presidentin të Ukrainës, Petro Poroschenko, mund të mbahet në Berlin më 19 tetor, nëse shënohet progres në zbatimin e planit të paqes të Minskit.