Rajon & Botë

Merkel: Sulmi në Siri është krim lufte

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se sulmi në qytetin e Idlibit në veri të Sirisë, shihet si një krim lufte dhe kërkon që Rusia dhe Irani të bëjnë presion mbi presidentin sirian Bashar al-Asad.

“Edhe pse hetimi nuk ka përfunduar ende, duhet të theksohet se regjimi i Assadit edhe më herët është fajësuar për përdorimin e gazit helmues”, tha zëdhënësja e Angela Merkel, Ulrike Demer, transmeton Klan Kosova.