Aktuale

Mes dhimbjesh e lotësh, iu dha lamtumira e fundit Arian Dacit

Mes dhimbjesh e lotësh- familjarët, miqë e qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, në varrezat e kryeqytetit, në Dragodan.

Arian Daci, djali i vetëm i akademikut, Nexhat Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, pasi u godit nga një ortek bore, gjatë kohës që ai ishte në skijim.

Nga krerët e lartë, në varrim i pranishëm ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj.

Ndryshe, për nderë të tij, sot në Kuvendin e Kosovës u bën homazhe pranë arkivolit të tij.

Përderisa, pas homazheve u mbajt edhe mbledhje komemorative të organizuar nga zyra e kryeministrit