Aktuale

Mes të infektuarve në Greqi janë edhe 4 shqiptarë

Edhe në Greqi koronavirusi ka infektuar një numër personazh, por më të vogël krahasuar me ITalinë.

Mësohet se 4 shqiptarë rezultojnë mes të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Bëhet fjalë për 4 shqiptarë me origjinë nga Saranda, (minoritarë me shtetësi të dyfishtë) qe jetojnë në ishullin Zakynthos (Zante).

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini market, gjithashtu kryesisht sezonale.

Sipas informacioneve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë simptomat nuk duket të jenë në rrezik për jetën.

the authorGazetaKNN