ShowBiz

Mësohet çka i ka shkruar Morena miliarderit iranian para se lidhja e tyre të zbulohej

E kemi parë të qëndoj shpesh në shtetin turk por deri më sot askush nuk e dinte arsyen e veçantë e qëndrimit të saj atje.

Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku në Turqi e paska gjetur edhe dashurinë e jetës e që është miliarderi iranian, Sasha Sobhan, shkruan lajmi.net

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm se dyshja janë në lidhje pasi mediat shqiptare ia zunë atij një foto në Instagram pranë të cilës kishte shkruar fjalë zemre shqiptares.

”Të duash është lumturia e vetme në jetë”, shkruante pranë imazhit të cilin Sasha më pas e fshiu.

Duket se shoqërimi mes tyre ka nisur herët dhe duke qenë se sa me xhelozi e ka ruajtur këtë pjesë Morena, mediat shqiptare nuk e kanë zbuluar deri më sot.

Lajmi.net e ka gjetur një imazh të tij pranë të cilit Morena Taraku e ka ‘ngacmuar’ me koment.

”Fqinji im i çmendur” shkruan tek postimi në Instagram. Ndryshe sot disa media shqiptare kanë shkruar se burri me të cilin po shoqërohet ajo është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Sipas tyre ai njihet për jetën përplot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq por duket se me Morena Tarakun në krah, bukuroshi iranian po e përmbyll këtë kapitull duke lënë pas rininë e shfrenuar për të nisur një etapë si djalë serioz, në një lidhje serioze./Lajmi.net/