Aktuale

Mësojeni të vërtetën se a do ju ndërrohen termocentraleve filterat këtë vit

Ndotja e ajrit në Kosovë, veçmas në kryeqytet i ka kaluar të gjitha normat e lejuara duke u renditur në rendin parë në botë. Ende nuk ka një studim të shkaktarëve kryesorë të ndotësve, por, aktualisht përmendet që ndotësit më të mëdhenj janë termocentralet të cilët prodhojnë energji eklektike.

Pas debatit dy ditor për ndotjen alarmante të ajrit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës. “Të vendosen elektorfiltrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri në fund të vitit kalendarik 2018”. Kjo ishte pika e tretë e Rezolutes e miratuar nga Kuvendi. Por, Korporata Energjetike e Kosovës, nuk do të mund të ndërrojë elktrofiltrat e “Kosovës B” në këtë vit. Plani strategjik i KEK-ut është që ata të ndërrohen gjatë dy viteve të ardhshme.

“KEK ka zhvillu strategjinë për rivitalizimin e TCB-së qysh para 4 viteve, duke marr për bazë dokumentet strategjike zyrtare si Stratagjia e Energjisë 2013-2022, Balanca afatmesme (dhjetvjeqare) e energjisë dhe Balanca vjetore e energjisë, të aprovuara nga Qeveria dhe Kuvendi. Më tej pas studimit të fizibilitetit nga BE, është arritur marrëveshjeve për financim të përbashkët për investim kapital për ndërrim të Elektrofiltrave dhe pajisjeve të Oksideve të Azotit ( NOX) për vitet 2019-2020. Kostoja vetëm për ElektroFiltra është rreth 40 million, ndërsa koha nevojshme për ndërtim të këtij stabilimenti është 12 deri 18 muaj për të dy njësitë e TCB!”, ka thënë për lajmi.net, Skënder Bucolli, zëdhënës në Korporatën Energjetike e Kosovës.

Zëdhënësi, Bucolli, thotë se KEK-u, aktualisht nuk ka asnjë informatë zyrtare rreth dokumentit të aprovuar nga Kuvendi që e rekomandon këtë institucion të marrë masa në përputhje me Rezolutën e Kuvendit.

“Sido që të jetë, për sa i përket investimeve kapitale mund të ju konfirmojmë së KEK do të veproi në përputhje të plotë më të gjitha dokumentet strategjike duke përfshirë edhe Strategjinë e Energjisë ( 2017-2026) të aprovuar me 25 janar 2018 nga Kuvendi Republikës së Kosovës”, shtoi tutje Bucolli.

Ndryshe, Rezoluta e Kuvendit e miratuar para pak ditësh, parasheh 19 pika. Dhe e fundit thotë që “Në rast se Qeveria e Kosovës nuk zbaton masat e propozuara, Kuvendi i Kosovës do të filloj procedurat për ndryshimin e nenin 52 të Kushtetutës së Kosovës në mënyrë që e drejta në ajër të pastër dhe ujë të pastër të përfshihet si e drejtë e garantuar e njeriut në Kushtetutë”.