Sport

Mësoni historinë prekëse të djaloshit që humbi këmbët në aksident, por me talentin për futboll dëshiron t’ia kalojë idhullit të tij, Ronaldos (Foto/Video)

Një tifoz i flaktë i futbollit nga Bangladeshi, i cili ka humbur gjysmën e dy këmbëve në një aksident treni, ëndërron që një ditë të luaj profesionalisht futboll sikurse idhulli i tij Cristiano Ronaldo.

Mohammad Abdullah 22-vjeç nga Dhaka, kishte humbur gjysmën e këmbëve kur derisa po kërcente nga vagoni në vagon rrëshqiti dhe rrotat e hekurta ia prenë këmbët, transmeton Telegrafi.

2

Por tani ky i ri, që punon si hamall bagazhesh në një port të trageteve, është duke u bërë i njohur nëpër botë me aftësitë e tij në futboll.

“Kurrë nuk kam besuar se sërish do të eci, e lëre më të luaj futboll. Kur mbeta në karrocë. Por një ditë vendosa të provojë të eci, dhe kështu këmbëngulja ime më bëri që sërish të ngritëm në këmbë. Thjesht u lodha nga vetja duke qëndruar ulur gjithë ditën. Por tani mund të eci, punoj dhe të luaj futboll sikur të gjithë njerëzit tjerë”, ka deklaruar Abdullah.

3

Ai ishte braktisur nga nëna kur ishte vetëm 7-vjeç, ndërsa është rritur nga babai dhe njerka.

“U largova nga shtëpia që jetoja me babanë dhe njerkën, sepse më mungonte shumë nëna. Isha i nervozuar dhe i pafuqishëm, pasi gjithë kohën kërkoja lëmoshë në rrugë”, ka shtuar ai.

4

Por pas një kohe arriti të gjejë një shtëpi në të cilën u strehua me gjyshen e tij.

Në vitin 2001, Abdullah ishte duke udhëtuar me tren dhe në ato momente mundohej të kalonte nga një vagon në një tjetër, kur papritmas rrëshqiti dhe këmbët e tij ngecën nën rrota e hekurta të cilat ia prenë.

5

Ai menjëherë ishte dërguar në spitalin e Dhakas për trajtim, por nga ai moment kishte humbur këmbët nga gjuri e poshtë, transmeton Telegrafi.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, atë nuk e kishte vizituar askush nga familja, dhe kështu autoritetet e spitalit pas trajtimit e dërguan në një jetimore.

6

Por edhe pse qëndroi atje për më shumë se 18 muaj, arriti të arratiset pasi ndihej i humbur.

“Ndihesha i humbur dhe nuk e dija se ku e kam vendin. Fillova të frikësohesha dhe të ndihesha i ngujuar. Për një kohë jetova në rrugë dhe mund të them lirshëm se nuk ka qenë e lehtë”, ka shtuar ai.

7

Duke kursyer të hollat që i kishte mbledhur duke lypur në rrugë, arriti të marrë me qira një shtëpi në të cilën jeton edhe sot me gjyshen, dhe kështu një ditë iu kthye dashurisë së vjetër – futbollit.

8

Sot ai është bërë kryetemë e medieve në Bangladesh për talentin e rrallë për futboll. Shumë trajnerë e cilësojnë si tejet të talentuar, edhe pse të dy këmbët i ka të këputura përgjysmë. /Telegrafi/

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19