Sport

Messi: Do ta bëja edhe këtë “çmenduri” për të fituar një trofe me Argjentinën

“Do ta ndryshoja titullin e Barcelonës për një të tillë me skuadrën kombëtare”.

Leo Messi jep gjithçka për një titull me Argjentinën.

Ai deklaroi që do të jepte një trofe të Barcelonës për një trofe me Argjentinën, sepse ajo do të ishte unike për të, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do ta ndryshoja titullin e Barcelonës për një të tillë me skuadrën kombëtare”, deklaroi Messi për “El Trece”.

“Fitimi i një titulli me Argjentinën do të ishte diçka unike”.

“Kupa e Botës? Kam besim të madh në këtë grup, jemi duke punuar shumë mirë, kemi lojtarë me shumë kapacitet dhe përvojë. Por ne nuk duhet të hedhim mesazhin se “do të jemi kampionë bote, sepse jemi më të mirët”. Në fakt, sepse realiteti nuk është kështu”, shtoi ai. /Lajmi.net/