Sport

Messi ka një mesazh prekës për viktimat në Barcelonë (Foto)

Lionel Messi ka shkruar një mesazh prekës për viktimat e sotshëm në Barcelonë të Spanjës.

Sot ndodhi një sulm terrorist ku la të vdekur 13 persona dhe 50 të lënduar.

Ylli i Barcelona përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh prekës për viktimat dhe të lënduarit në këtë sulm.

“Dua që të dërgojë ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët dhe miqtë e viktimave të sulmit të tmerrshëm në Barcelonën tonë të dashur, si dhe shprehi refuzimin tim të plotë për çdo akt dhune. Ne duhet të jetojmë në një botë paqësore ku duhet pasur respekt dhe tolerancë për të gjithë”, ka shkruar Messi.