Sport

Messi starton për Barcelonën pas lëndimit, formacionet zyrtare Barcelona – Real Betis

Skuadra e Ernesto Valverdes do të tentojë ta përforcojë pozitën e parë në tabelën e La Liga Ligës me një fitore kundër Real Betisit. Për këtë fitore, katalonasit do të jenë edhe më të motivuar pasi që ylli Lionel Messi është kthyer përsëri në skuadër.
Barcelona do ta fillojë ndeshjen e xhiros së 12-të të këtij sezoni të La Ligës, me plot 24 pikë nga 11 ndeshje, tri më shumë se rivalët e qytetit, Espanyol, që çuditërisht pozicionohet në vendin e dytë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse rikthimi i Messit do ta përforcojë skuadrën e Barcelona, ata kanë arritur një ecuri prej pesë ndeshjeve pa humbje në mungesë të tij, përfshirë këtu edhe fitoren ndaj Real Madridit me rezultat 5-1. I vetmi rezultat që nuk ka qenë fitore gjatë kësaj kohe ishte barazimi kundër Interit në mesjavë.

Megjithatë, edhe Real Betisi vjen në këtë ndeshje me mjaft vetëbesim pasi që arritën barazim kundër Milanit në Evropa Ligë, ndeshje kjo në të cilën mund të kishte fituar lehtësisht nëse do t’i kishin shfrytëzuar rastet që kishin para vetes.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona:

Real Betis: