Sport

Messi thyen heshtjen, flet për skandalin e tij me Abidal

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi më në fund ka thyer heshtjen duke folur për shumë gjëra që kanë kapluar skuadrën katalanase kohëve të fundit.

Ekipi spanjoll u mbulua me skandale të shumta, fillimisht gjithçka që nisi mes yllit argjentinas dhe drejtorit teknik, Eric Abidal. Ky i fundit kishte fajësuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverde, derisa kishte reaguar edhe kapiteni i skuadrës Messi.

”Unë nuk e di se çfarë i ndodhi [Eric], por mendoj se u përgjigja sepse u ndjeva i sulmuar”, tha fillimisht ai në një intervistë për Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

”Ndjeva se po sulmoheshin lojtarët. Dhe janë thënë shumë gjëra të pavërteta për mua, që propozon dhe heq trajnerët, sjell futbollistë… ashtu si kam shumë fuqi dhe marr vendime”.

”Dhe më shqetësoi të thosha që një person nga klubi, drejtori teknik… t’i përfshijë lojtarët në mes të një largimi nga puna siç ishte ai i trajnerit dukej e çmendur. Ai është drejtori teknik që merr vendime dhe duhet të marrë përgjegjësi. Ai është ai që merr vendime. Kjo është arsyeja pse unë e sqarova, e dija se nuk mund ta lejoja drejtorin teknik të më sulmonte në atë mënyrë”, zbuloi 32-vjeçari.

the authorGazetaKNN