Aktuale

Meta hedh poshtë kërkesën e PD e LSI: Mbledhja sekrete nuk publikohet

Presidenti Ilir Meta i kthen përgjigje negative deputetëve të PD dhe LSI kërkuan të bëhet publike mbledhja e Këshillit të Sigurisë së vitit 2016.

Në atë mbledhje thuhet se ka patur përplasje mes ish-Presidenti Nishani dhe ish-ministri Tahiri për çështjen e kanabisit.

Meta në letrën më poshtë ka argumentuar arsyet se pse kjo mbledhje nuk mund të zbardhet për publikun.

“Nëpërmjet kësaj përgjigje ju bëj me dije se nuk e kam aprovuar kërkesën tuaj”, thotë Meta duke shpjeguar se nuk ka qënë në përputhje me paketën ligjore :Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.

Kreu i shtetit shpjegon më tej se “deklasifikimin dhe publikimin në mbledhjet e KSKS-së” pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare.

“Vlerësoj se deklasifikimi dhe publikimi i diskutimeve në mbledhjet e KSK-së (që nuk ka ndodhur asnjëherë) do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, vijon presidenti në shpjegimin e tij, shkruan Opinion.al.

Por Meta thotë se vetë organi i akuzës ka të drejtën e marrjes së informacioneve sipas ligjit, ku shprehet se “Institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm mundet të kërkojë dhe të përdorë për interesa të hetimit informacionin e mbledhjeve të KSK-së në mënyrën e përcaktuar nga ligji.