Aktuale

Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes për Reformën në Drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.

Meta ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Në një njoftim thuhet se Meta ka theksuar se marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi.

“Falënderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend. Mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”, theksohet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Ai gjithashtuka bërë thirrje për formalizimin e procesit me votën unanime në Kuvend./KosovaPress/