Shëndetësi

Metoda natyrale për largimin e strijave

Vijat nëpër trup ose ndryshe të njohura si “strijat” janë problem i përbashkët për shumë njerëz, sidomos për gratë pas shtatzënisë.

Ato shfaqen për shkak të zgjerimit të shpejtë apo tkurrjes së lëkurës.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i disa gjërave, si shtimi i shpejtë në peshë ose humbja drastike e peshës, pas shtatzënisë, përdorimit të gjatë të disa medikamenteve të caktuara dhe kështu me radhë.

Si rezultat i shtrirjes së lëkurës, prodhimi i kolagjenit dobësohet dhe si rezultat shfaqen strijat, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit që përballen me këtë problem besojnë se është pothuajse e pamundur të heqin qafe strijat ose që metodat e heqjes së tyre janë mjaft të shtrenjta.

Por ajo që ata nuk e dinë është se ju mund të gjeni zgjidhen për këtë telashe në kuzhinën tuaj, ju vetëm duhet të dini se çfarë të bëni.

Janë disa trajtime që ndihmojnë në largimin e strijave të cilat janë 100% natyrale dhe shumë të lira.

Nëse vuani nga ky problem i pakëndshëm lexoni më poshtë për të gjetur se si mund ta zgjidhni atë me metoda natyrale, të lira dhe shumë efektive.

Sheqeri

Sheqeri ka veti të bëjë lëkurën tuaj më të butë. Nëse ju e përzieni atë me përbërësit e duhur mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj dhe të eleminojë strijat.

Për rezultate më të mira, përzieni sheqerin me lëng limoni dhe pak vaj të bajamave derisa të shkrihet krejtësisht.

Fërkoni këtë përzierje në vendin ku keni strija për 10 minuta çdo ditë para se të bëni dush.

Në pak javë do të vini re se ngjyra e lëkurës bëhet njëlloj me pjesët tjera dhe strijat do të zhduken.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me vitamina A, D dhe E, ushqyes dhe antioksidantë të nevojshëm për lëkurën tuaj.

Ngrohni pak vaj ulliri dhe aplikoni atë në vendin ku keni strija duke e masazhuar me butësi për 30 minuta.

Kjo do të përmirësojë qarkullimin tuaj të gjakut dhe do të zvogëlojë shenjat tuaja.

Nëse doni edhe rezultate më të shpejta, përzieni vajin e ullirit me ujë dhe uthull dhe përdorni atë si një krem të natës për zonën që keni problem.