ShowBiz

Michael Jackson kishte marrë injeksione për ta vonuar pubertetin

Mjeku, të cilin autoritetet në SHBA e kishin fajësuar për vdekjen e mbretit të Pop-it Michael Jackson, ka zbuluar se këngëtarit i ishin dhënë injeksione për ta vonuar pubertetin.

Dr Conrad Murray, ka bërë të ditur se Jackson i kishte treguar që kishte marrë injeksione për hormone kur ishte 13 vjeç që ta vononte pubertetin dhe t’i mbante notat e zërit të larta.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të zbulojë edhe detaje tjera për këngëtarin në librin e tij “This is it”.

Murray, ka bërë të ditur se gjithnjë ishte detyruar që t’i betohej Jackson se asnjë fjalë të vetme nuk do ta nxirrte nga goja nga të gjitha ato të cilat ai ia tregonte.

Mjeku e fajëson fëmijërinë abuzive nëpër të cilën kishte kaluar mbreti i muzikës, për sjelljen e tij të mëvonshme./KosovaPress/