Tech

Michael Saylor thotë se investimi në MicroStrategy është mënyra e vetme për të iu afruar investimeve të kaluara në bitcoin

CEO i MicroStrategy, Michael Saylor, thotë se kompania tani kryen shërbime edhe si shkëmbyesi i parë dhe i vetëm i bitcoin në SHBA.

Deri më tani, Komisioni i Letrave me Vlerë ka miratuar vetëm ETF-të (fondet e këmbyeshme) që janë pjesë e kontratatave që spekulojnë mbi çmimet e ardhshme të bitcoin, në vend të vetë kriptomonedhës bitcoin. Komisioni deri më tani ka refuzuar të japë dritën jeshile për një ETF të bazuar në bitcoin.

MicroStrategy, të cilën e lansoi Saylor në 1989, ka shumëfishuar bilancin e bitcoin gjatë dy viteve të fundit. Kompania tani ka shpenzuar afër 4 miliardë dollarë për të blerë bitcoin me një çmim mesatar prej 30,700 dollarë, të cilat tani vetëm se janë të gatshme për të u shkëmbyer.