Aktuale

Miftar Hyseni zgjidhet ushtrues detyre i menaxherit të Trepçës

Bordi Mbikëqyrës i Trepçës në takimin e mbajtur të enjten ka emëruar Miftar Hysenin në pozitën e ushtruesit të detyrës së menaxherit.
Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve intensive për hartimin e draft statutit.

Gjatë këtij takimi menaxhmeti aktual i Trepçës u zotuan për transparencë, llogaridhënie dhe përkushtim deri në rimëkëmbjen e Trepçës.