Aktuale

Mikullovci: Ende s’ka kërkesë për seancë, duan t’i zhagisin sërish punët

Kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci në orët e pasdites ka thënë se ende nuk ka ndonjë kërkesë nga koalicioni PAN për t’u mbajtur seanca konstituive.

Ai përsëriti atë që tha paradite se ende nuk e di se kur do të mbahet seanca, pasi që sipas tij kërkesën për mbajtje të seancës duhet ta bëjë PAN-i dhe të dëshmojë se i ka siguruar numrat.

“Nuk e di pse ende nuk ka kërkesë nga PAN për mbajtjen e seancës. Si duket duan ta zhagisin sërish këtë punë“, tha Mikullovci./KosovaPress/