Aktuale

Mikullovci ia kërkon dorëheqjen Haradinajt: Nuk ta fali që e ndërrove qëndrimin për demarkacion

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Mikullovci ka thënë se nuk ia falë kryeministrit ndryshimin e qëndrimit sipas tij, për demarkacionin.

“Ta fali që e t’hollove buxhetin, emërove një batalion zv/ministra, po nuk ta fali që e ndërrove qëndrimin ndaj demarkacionit”, tha Mikullovci, raporton lajmi.net.

“Dil para këtyre deputetëve dhe thuj ashtu qysh ma keni dhënë mandatin po ua dorëzoj. Thuaj Nuk po mundem, nuk po di, nuk po du. Jep dorëheqje Ramush, për të mirën tande personale”, theksoi Mikullovci.

E ndaj kësja kërkese nuk foli Haradinaj.

Ai vetëm konfirmoi se e ka informuar Malin e Zi për miratimin e marrëveshjes, duke theksuar se kjo marrëveshje do të korrigjohet. /Lajmi.net/