Aktuale

Milaim Zeka për 53 milionshin: Nuk kanë qare pa shku në burg Lutfi Zharku ose Pal Lekaj

Milaim Zeka, në interpelancën për dhënien e 53 milionshit Bechtelit, ka thënë se sot është bindur se ose Lutfi Zharku, ish ministri i transportit ose Pal Lekaj ministri aktual i infrastrukturës, do të shkojnë në burg.
Zeka doli në foltoren e Kuvendit me siç tha, “kontratat sekrete që nuk janë publiku nga Qeveria”, transmeton Express.

“Sot jam bind 100% atë që e kam thënë. Nuk ka qare pa shku në burg Lutfi Zharku ose Pal Lekaj, sepse me akuzu Haradinajn për këtë punë, është si m’i thanë Papës pse s’po bëhet mysliman”, tha Zeka.

Ai tha se gjatë tërë interpelancës së sotme, Lutfi Zharku me fjalën e tij ka tentuar me e dërgu në burg Pal Lekajn, dhe me fjalën e Kryeministrit, ai tenton ta dërgojë në burg Lutfi Zharkun.

“Kjo punë është për prokurorin e shtetit, që s’po merret tash me këto tema…”, tha Zeka./Express/

the authorE B